


AlbaWebChat Në çdo kohë dhe nga çdo vend Alba Web Chat është qendra e takimeve me shokë, shoqe, te panjohur, etj. Ketu gjindet qyteti shqiptar në internet.
Partner 

Adresat
e Serverave tanë
ne rrjet...

Chatiqueta, Rregullorja në AlbaServers.net
"Chatiqueta" është
etiketë e të gjithë chatistve (biseduesve) në internet nga e tërë bota.
Ajo përmban informacione se si duhet të sillemi dhe se çka mund të
presim nga bashkëbiseduesit e tjerë në chat...
1.
Parasëgjithash duhet të tregoni respekt ndaj bashkëbiseduesve të tjerë
në chat. Nëse dikush nuk ju respekton, apo edhe ju injoron ju
preferojmë që me të tillët të mos diskutoni fare, aq më tepër mos u
shërbeni me fjalë fyese me të cilat do mund t'i bezdisni edhe
bashkëbiseduesit e tjerë.
2. Kur dëshironi të
bisedoni me një përson, të njejtit drejtuhuni direkt. Lajmërimet që nuk
i adresohen përsonalisht askujt, nuk është e thëne doemos të
përgjigjen, ndërsa po që se ju doni të ju drejtoheni dikujtë, atëherë
ata në shumicën e rasteve ju përgjigjen (Vetëm po që se ka ndonjë arsye
për të mos e bër këtë).
3. Kur të bisedoni me
tjerë bëni këtë me mirësjellje. Pa ofendime dhe provokime!!!
4.
Nëse keni ndonjë pyetje atëherë pyetni, por pa fyerje... shumica edhe
do të përgjigjën, e nese pyetja juaj është private/personale, ata do të
tregojnë këtë në mënyrë shoqërore. Pyetjet janë një rrugë e mirë për të
filluar/hapur një bisedë; shumica edhe ju ndihmojnë të rinjëve më
dëshirë!
5. Po qëse dikush hynë dhe që në
fillim fillon të fyej, injorimi është zgjidhja më e mirë, mirëpo po që
së shqetësoheni dhe tregoheni të mospërmbajtur publikisht ndaj të
pandërgjëshmive kjo edhe ashtu do t'i godet ata, dhe të tillët shpejtë
mërziten dhe shumë shpejtë largohen... Por nëse ai person të pengon së
tepermi atherë kontakto ndonjërin prej operatorëve ose shkruaj një
e-mail admistratorit të chatit e ai do ti ndërramarrë masat e duhura.
6.
Bëni gjithmonë një bisedë normale. Të ndaluara janë sidomos fjalët
ofenduese si dhe përdorimi i shenjave të jozakonshme (siq janë
*,^,_,....) dhe zgjatja e fjalëve (psh. aaaaaaaaaaa..........) me pika,
vizatime dhe shenjat që nuk nevojiten në bisedën me të tjerët. Duhet të
keni mirëkuptim pasi që gjenden mbi 400 persona në chat dhe të
gjithë dëshirojnë të shkruajnë dhe të kuptojnë bisedën që bëhet.
7.
Nickname ( Pseudonimi ) që zgjedhni për paraqitjen në Chat mos të jetë
ofendues/fyes dhe mos të provokojë të tjerët. Këtu duhet të keni
parasysh që ka edhe pjesmarrës familjar dhe në moshë të re.
8.
Ndalohet poashtu përdorimi i BOLD (me shkronja te zeza) dhe CAPS
(shkronja të MËDHA). Poashtu dhe shkrimi i nënvizuar ( Underlined )! Me
këtë numër të madh vizitorësh këto nuk mund të tolerohen. Ju lusim për
mirëkuptim.
Përveq këtyre mos të përdoren "control
commands" në kanal, si psh. [FINGER], [PING] !
9.
Ju lutemi mos përdorni fjalë politike si psh. UÇK, Rugova, Thaqi, LDK,
PDK. Eksperienca tregon që këto shpeshherë shkaktojnë grindje mes
vizitorëve të cilat përfundojnë në fyerje dhe kërcënime!!!
10.
Mos u mashtroni të besoni se jeni të mbështjellur me anonimitet të
skajshëm, sepse çdo Chat-Server ka mundësi posedimi të IP- adresave
tuaja dhe shumica i ruajnë vizitorët në një File. IP-adresa juaj tregon
Providerin ku ju jeni të regjistruar, gjë që aty i keni të shënuara të
gjitha të dhënat tuaja personale...
11. Përveq
gjuhës shqipe janë të lejuara edhe gjuhët e huaja gjermane dhe
anglishtja. Ju lusim për mirëkuptim nëse për shkak të moderimit nuk
mund të tolerohen gjithëherë gjuhët tjera.
12.
Poashtu ndalohet rrepsisht reklamimi i tjerë serverave apo websites dhe
keqpërdorimi me clones, flood dhe sulmeve tjera!!!

